Bislimi në Aachen të Gjermanisë: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”. Përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova mbetet

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.
Përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian si orientim strategjik ku gëzon edhe mbështetje të gjerë qytetare në këtë proces, gjersa edhe kemi aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.