Blero i nervozuar me dështimin e radhës së Kuvendit: Marre, s’po ju vjen turp
Sot (e diel) ka dështuar edhe tentativa e 21-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtari shqiptar, Blero Muharremi. Ai ka folur ashpër në një postim në InstaStory, duke bërë të ditur se është tepruar e gjithë kjo situatë. “‘Days of Our Lives’, është një…

Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtari shqiptar, Blero Muharremi.
Ai ka folur ashpër në një postim në InstaStory, duke bërë të ditur se është tepruar e gjithë kjo situatë.
“‘Days of Our Lives’, është një telenovelë amerikane shumë e famshme që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot. Është ndër serialet më të gjata televizive në historinë e Amerikës dhe në botë. Ka mbi 14.800 episode”, ka thënë ai.
Tutje në shkrim theksoi: “Marre, s’po ju vjen turp”.
Në ndërkohë, në seancë në këtë ditë ishin të pranishëm 90 deputetë. Nga ta, për krijimin e komisionit për votim të fshehtë 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.