Blero Muharremi me ndërhyrje estetike në fytyrë?

Blero Muharremi i cili ka disa vite që ka lënë paksa anash muzikën e më tepër është përfolur për lidhjet e tij të dashurisë, është kthyer së fundi në një paraqitje televizive. Por më tepër se deklarimet e tij për muzikën, bujë të madhe bëri paraqitja. Blero i cili po përgatit albumin e fundit në…

Blero Muharremi me ndërhyrje estetike në fytyrë?
Blero Muharremi i cili ka disa vite që ka lënë paksa anash muzikën e më tepër është përfolur për lidhjet e tij të dashurisë, është kthyer së fundi në një paraqitje televizive.

Por më tepër se deklarimet e tij për muzikën, bujë të madhe bëri paraqitja.

Blero i cili po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin thotë se do të mbyllë kapitullin në karrierë foli gjerë e gjatë për këto përgatitje.

Por vëmendje të madhe mori mënyra se si kishte ndryshuar fytyrën.

Krijuesi i hitit si “Fotografia”  shumë të tjera shihet të ketë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, gjerësisht në mollëza e në pamundësimin që t’i krijohen rrudha tek balli.

Duket se Blero nuk e ka fare problem ndërhyrjen në fytyrë, pasi ato tashmë janë bërë të përditshme.

Artisti pritet që albumin e tij të ri ta publikojë më 31 maj./