Bota mirëpret marrëveshjen/ Europa: Izraeli dhe Hamasi t’i përmbahen kushteve

Gjithë bota mirëpriti lajmin e madh se Izrali dhe Hamasi kanë rënë dakord për lirimin e pengjeve dhe fillimin e një armëpushimi. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lajen vlerësoi përpjekjet diplomatike dhe theksoi se të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca është e [...]Read More...

Bota mirëpret marrëveshjen/ Europa: Izraeli dhe Hamasi t’i përmbahen kushteve

Gjithë bota mirëpriti lajmin e madh se Izrali dhe Hamasi kanë rënë dakord për lirimin e pengjeve dhe fillimin e një armëpushimi.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lajen vlerësoi përpjekjet diplomatike dhe theksoi se të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca është e gatshme të kontribuojë në arritjen e paqes dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen në mënyrë strikte kushteve.

Kryeministri britanika Kir Starmer tha se marrëveshja tani duhet të zbatohet plotësisht, pa vonesë, dhe të shoqërohet me heqjen e menjëhershme të të gjitha kufizimeve për ndihmën humanitare për Gazën.

Ministri I jashtëm Italian Antonio Tajani tha se Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të konsoliduar armëpushimin, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të marrë pjesë në rindërtimin e Gazës. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të dërguar trupa nëse krijohet një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse për të ribashkuar Palestinën.

Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se është shumë i kënaqur që negociatat kanë rezultuar në një marrëveshje armëpushimi, por shton se Turqia do të luftojë derisa të krijohet një shtet palestinez.

Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Egjipti e pritën me entuziazëm marrëveshjen, por kërkuan tërheqjen e plotë të Izraelit dhe një zgjidhje me dy shtete.

Marrëveshja u mirëprit edhe nga autoriteti palestinez, i cili theksoi se plani duhet të çojë drejt krijimit të shtetit palestinez./abcnews.al