Brestovci: Në Komunën e Prishtinës janë adoptuar 700 qen, rreth 100 mijë euro janë paguar
Lidhur me problemin e qenve endacak për “Front Online” ka folur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci. Ai bëri të ditur se që nga hyrja në fuqi e vendimit për subvencionimin e adoptimit të qenve endacak deri tani janë adoptuar mbi 700 qen. “Që nga nëntori 2023 deri më tani janë adoptuar

Lidhur me problemin e qenve endacak për “Front Online” ka folur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci.
Ai bëri të ditur se që nga hyrja në fuqi e vendimit për subvencionimin e adoptimit të qenve endacak deri tani janë adoptuar mbi 700 qen.
“Që nga nëntori 2023 deri më tani janë adoptuar mbi 700 qen endacak”, tha Brestovci.
Tutje, Brestovci njoftoi se janë proceduar për pagesë 96.350 euro në bazë të vendimit që ishte nga 50 euro në muaj.
“Pagesa për një qen endacak në bazë të vendimit është 50€ në muaj dhe varësisht nga koha e adoptimit, deri në fund të vitit janë proceduar për pagesë 96,350.00 euro”, deklaroi ai për FrontOnline.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të qenve endacakë, të cilët kanë migruar në kryeqytet nga qytetet tjera dhe janë braktisur nga pronarët.
“Komuna e Prishtinës ballafaqohet me problemin e numrit të madh të qenve endacak, për shkak të migrimit të tyre edhe nga qytetet tjera, braktisjes së qeneve nga pronarët, pasi që këtu mund të gjejnë hapësirë më të madhe për jetesë dhe ushqim, por pavarësisht nga kjo, në vazhdimësi e kryhet trajtimi i kafshëve (qenëve) endacake sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative në fuqi, në të cilën janë përfshirë pozicionet për trajtimin e tyre”.
Në kuadër të masave emergjente, kryetari i Komunës ka shpallur gjendjen emergjente dhe ka formuar Task Forcën për trajtimin e këtij problemi, duke kërkuar edhe angazhimin e institucioneve qendrore, thotë Brestovci.
“Problemi me qentë endacak është shumë shqetësues për Komunën e Prishtinës, Kryetari i Komunës me vendim të veçantë ka shpallur gjendjen emergjente dhe ka formuar Task Force për trajtimin e këtij problemi dhe të marrë masat e mundshme dhe të lejuara me aktet ligjore në fuqi, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zvogëlimit të këtij problem”./FrontOnline/