Britania: Nuk ka marrëveshje me Francën për propozimin e armëpushimit në Ukrainë

Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë rënë dakord për një plan armëpushimi të pjesshëm për Ukrainën, tha një ministër britanik të hënën, raporton agjencia e lajmeve AFP, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se një propozim i tillë ishte bërë nga dy vendet. Macron i tha gazetës franceze Le Figaro të dielën se Londra dhe Parisi [...]Read More...

Britania: Nuk ka marrëveshje me Francën për propozimin e armëpushimit në Ukrainë

Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë rënë dakord për një plan armëpushimi të pjesshëm për Ukrainën, tha një ministër britanik të hënën, raporton agjencia e lajmeve AFP, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se një propozim i tillë ishte bërë nga dy vendet.

Macron i tha gazetës franceze Le Figaro të dielën se Londra dhe Parisi po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë “në ajër, në det dhe për infrastrukturën energjetike”.

Macron tha se ky armëpushim fillimisht nuk do të përfshinte luftimet tokësore.

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur mbi atë se si do të duket një armëpushim”, tha ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, për Times Radio.

“Por, ne po punojmë së bashku me Francën dhe aleatët tanë evropianë për të shqyrtuar se cili është rrugëtimi drejt krijimit të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ai.