Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave. “Serbia është një ekip i vështirë, […]

Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave.

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne”, deklaroi Broja.

Ai foli edhe për atmosferën brenda grupit dhe për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, shtoi sulmuesi.

Broja u ndal edhe te penalltia e humbur nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, duke dhënë një mesazh mbështetës për shokun e skuadrës.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli”, përfundoi ylli i Chelseat.

Shqipëria pas këtij barazimi renditet e dyta në Grupin K me katër pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm.