Big Brother po vjen më shpejt se që mendoni, nis zbulimi i banorëve të rinj që do ta “shpërthejnë” këtë sezon bombastik

Teksa gjithnjë e më shumë po afrohet edicioni i pestë i spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, kurioziteti i publikut rreth emrave që mund t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Kosovë po rritet dita-ditës.
Gazetari Rexhepi ka zbuluar detaje të reja rreth përgatitjeve për sezonin e ri, duke rikthyer në vëmendje edhe disa prej aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi për personazhet që mund të jenë pjesë e këtij edicioni.
Më herët, gazetari kishte publikuar një listë me 10 emra të mundshëm që, sipas tij, mund të jenë në diskutim për t’iu bashkuar kastit të “Big Brother VIP Kosova 5”.
Megjithatë, duhet theksuar se deri në këtë fazë, asnjë prej emrave të përmendur nuk është konfirmuar zyrtarisht si banor i spektaklit.
Në deklaratën e tij të fundit, Rexhepi ka sjellë një tjetër detaj interesant, duke lënë të kuptohet se në këtë edicion mund të ketë edhe një moderator i cili prej një kohe nuk është aktiv në ekran.
“Sipas aludimeve të mia, ka me qenë një moderator që ka kohë që është jashtë ekranit”, është shprehur ai, duke shtuar se në ditët e fundit është përfolur gjithashtu edhe një emër i njohur nga televizioni.
Gazetari iu referua edhe raportimeve se një moderatore që më herët ka punuar në Klan mund të jetë e përfshirë në projekt.
Bëhet fjalë për Lorina Dulën, e cila është pyetur lidhur me këto zëra dhe ka dhënë një përgjigje që ka nxitur edhe më shumë kureshtjen.
“Mu rikthy në televizion po, por jo në Big Brother”, ka deklaruar Lorina Dula, duke mohuar në këtë mënyrë përfshirjen e saj në edicionin e ri të formatit.
Pavarësisht mohimit të saj, aludimet rreth emrave që mund të shfaqen në “Big Brother VIP Kosova 5” pritet të shtohen në ditët në vijim.
Me afrimin e nisjes së spektaklit, emrat e personazheve të njohur nga fusha të ndryshme të shoëbizit, rrjeteve sociale, televizionit dhe muzikës pritet të jenë në qendër të vëmendjes.
Sipas Rexhepit, nga java e ardhshme mund të fillojnë edhe aludimet më serioze sa i përket banorëve potencialë. Kjo do të thotë se publiku mund të ketë më shumë indicie rreth kastit të mundshëm, edhe pse konfirmimet zyrtare zakonisht bëhen vetëm nga produksioni.
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë në muajin tetor dhe, si çdo sezon tjetër, interesi rreth emrave të konkurrentëve ka nisur shumë përpara hapjes zyrtare të shtëpisë.
Deri atëherë, mbetet për t’u parë se cilat prej aludimeve do të rezultojnë të sakta dhe cilat do të mbeten vetëm pjesë e spekulimeve që shoqërojnë çdo sezon të formatit./ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



