Bruksel, një burrë i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë në zyrat e kryeministrit belg
Një burrë i armatosur me thikë u arrestua mëngjesin e së hënës pasi u përpoq të depërtonte në zyrat e kryeministrit belg në Bruksel dhe nisi një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e tij, thanë autoritetet. Kryeministri Alexandre de Croix ishte jashtë zyrës në momentin e incidentit, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga [...]Read More...

Një burrë i armatosur me thikë u arrestua mëngjesin e së hënës pasi u përpoq të depërtonte në zyrat e kryeministrit belg në Bruksel dhe nisi një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e tij, thanë autoritetet.
Kryeministri Alexandre de Croix ishte jashtë zyrës në momentin e incidentit, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.
“Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, tha zëdhënësi. “Personi u dërgua në komisariat”, shtoi ai për gazetën Le Soir.
Në “X”, Alexander De Cro siguroi se po monitoron nga afër situatën dhe deklaroi se “është i lehtësuar që askush nuk u lëndua”./abcnews.al