Bullgaria në alarm nga zjarret/ Evakuohen disa fshatra, pritet ndihma nga BE

Bullgaria është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme që kanë shkatërruar pyje, shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra. Sipas mediave lokale, vetëm të dielën, zjarrfikësit u përballën me zjarre në afro 100 vatra në të gjithë vendin. Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në malin Pirin në jugperëndim të vendit. [...]Read More...

Bullgaria në alarm nga zjarret/ Evakuohen disa fshatra, pritet ndihma nga BE

Bullgaria është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme që kanë shkatërruar pyje, shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra. Sipas mediave lokale, vetëm të dielën, zjarrfikësit u përballën me zjarre në afro 100 vatra në të gjithë vendin.

Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në malin Pirin në jugperëndim të vendit. Zjarri ka përfshirë mijëra hektarë pyje dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Më shumë se 200 zjarrfikës që u dërguan në zonë, u tërhoqën për shkak të rrezikut të madh për jetën e tyre. Autoritetet deklaruan se janë në pritje të ndihmës ajrore nga vende të Bashkimit Evropian për të përballuar situatën.

Në perëndim të Bullgarisë, një tjetër zjarr i fuqishëm që nisi të shtunën, kaloi të dielën në territorin serb nëpërmjet vargmalit Miloslavska. Fshati kufitar Rani Lug u shkatërrua pothuajse plotësisht. Vullnetarë dhe banorë lokalë përshkruan situatën si apokaliptike.

Tre fshatra janë evakuuar deri tani nga autoritetet, ndërsa zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe tokë bujqësore. Ministria e Brendshme e përshkroi situatën si “dinamike dhe të rëndë”, duke theksuar se të gjitha strukturat e emergjencës janë në gadishmëri të plotë.

Një tjetër vatër e rrezikshme shpërtheu të dielën pasdite në fshatin Kozarevo në provincën juglindore të Yambolit. Disa shtëpi janë djegur, ndërsa banorët u detyruan të largohen me nxitim nga shtëpitë e tyre.

Vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, janë duke përjetuar një valë të paparë të të nxehtit me temperatura rekorde gjatë javës së fundit. Ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se ky rajon është bërë një “pikë e nxehtë e zjarreve”, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe thatësirës së zgjatur. / abcnews.al