Burri therr gruan para djalit 7-vjeçar në Munih, dorasi dhe viktima raportohet se janë nga Kosova
Gazeta gjermane “Bild” raportoi një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Munih, ku një burrë nga Kosova, Samson K. (33), ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31), në sy të djalit të tyre 7-vjeçar. Sipas informacionit të siguruar nga “Bild”, viktima ka marrë pesë therje, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar pas […] The post Burri therr gruan para djalit 7-vjeçar në Munih, dorasi dhe viktima raportohet se janë nga Kosova appeared first on Albinfo.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Munih, ku një burrë nga Kosova, Samson K. (33), ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31), në sy të djalit të tyre 7-vjeçar. Sipas informacionit të siguruar nga “Bild”, viktima ka marrë pesë therje, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar pas krimit, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur pasi që burri kishte tentuar të marrë vajzën e tij katër vjeçe nga kopshti, por autoritetet e kopshtit e kishin ndaluar atë dhe ia kishin dorëzuar fëmijën nënës. Më pas, Sabrina K. kishte shkuar të merrte djalin e saj nga shkolla. Kur ajo ka arritur në afërsi të shtëpisë së saj, bashkëshorti i saj e ka sulmuar me thikë.
“Bild” ka siguruar informacione që lidhin të kaluarën e çiftit, duke theksuar se Samson K. kishte pasur probleme me dhunën familjare më herët. Ai ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe kishte shkelur disa herë urdhrin e gjykatës që ndalonte kontaktet me të. Pas sulmit, Samson K. ka qëndruar pranë viktimës derisa është arrestuar nga policia, ndërsa fëmijët e çiftit janë marrë në kujdes nga autoritetet.
The post Burri therr gruan para djalit 7-vjeçar në Munih, dorasi dhe viktima raportohet se janë nga Kosova appeared first on Albinfo.