Mbi 100 të vdekur nga konsumi i alkoolit të falsifikuar në 3 muajt e fundit në Turqi
Mbi 100 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë tre muajve të fundit nga konsumimi i alkoolit të falsifikuar. Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një hetim për prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit të paligjshëm. Raporti njofton se 109 persona kanë vdekur, ndërkohë që 29 të […] The post Mbi 100 të vdekur nga konsumi i alkoolit të falsifikuar në 3 muajt e fundit në Turqi appeared first on Albinfo.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë tre muajve të fundit nga konsumimi i alkoolit të falsifikuar.
Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një hetim për prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit të paligjshëm. Raporti njofton se 109 persona kanë vdekur, ndërkohë që 29 të tjerë janë ende në trajtim intensiv, përcjell albinfo.ch.
Hetuesit kanë arrestuar deri tani 44 të dyshuar. Problemi i alkoolit të falsifikuar është i përsëritur në Turqi, ku pijet alkoolike janë relativisht të shtrenjta për shkak të taksave të larta.
The post Mbi 100 të vdekur nga konsumi i alkoolit të falsifikuar në 3 muajt e fundit në Turqi appeared first on Albinfo.