Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 ‘bixhozlinjëve’ në Mitrovicë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 ‘bixhozlinjëve’ në Mitrovicë
Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D.
Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, ? do të zgjasë deri me datën 18.05.2026.
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



