Çfarë hapet dhe çfarë mbyllet në Zvicër gjatë festës së Ngjitjes në Qiell?
MmMë 29 maj, në Zvicër festohet Ngjitja në Qiell, një festë zyrtare në të gjithë kantonet. Në këtë ditë shumica e dyqaneve dhe bizneseve do të jenë të mbyllura, por disa do të qëndrojnë hapur. Supermarketet dhe dyqanet e zakonshme do të jenë të mbyllura, por dyqanet në aeroport, stacionet kryesore të trenave, dhe dyqanet […] The post Çfarë hapet dhe çfarë mbyllet në Zvicër gjatë festës së Ngjitjes në Qiell? appeared first on Albinfo.

MmMë 29 maj, në Zvicër festohet Ngjitja në Qiell, një festë zyrtare në të gjithë kantonet. Në këtë ditë shumica e dyqaneve dhe bizneseve do të jenë të mbyllura, por disa do të qëndrojnë hapur.
Supermarketet dhe dyqanet e zakonshme do të jenë të mbyllura, por dyqanet në aeroport, stacionet kryesore të trenave, dhe dyqanet e vogla në pikat e karburantit, si Coop Pronto dhe Migrolino, do të jenë të hapura.
Shumë kafene dhe dyqane çaji do të jenë gjithashtu të hapura, kështu që nuk do të keni problem të gjeni një vend për një kafe.
Restorantet, disa do të mbyllen, por shumica do të qëndrojnë hapur.
A do të punojë transporti publik?
Trenat, autobusët dhe tramvajet do të punojnë me orar të dielës, që do të thotë më pak shërbime se ditëve të zakonshme, por ende me frekuencë të rregullt. Mund ta kontrolloni orarin në aplikacionin ose faqen e SBB-së, transmeton albinfo.ch.
Si funksionojnë shërbimet mjekësore?
Farmacitë do të jenë kryesisht të mbyllura, por ato që janë në “gjobë” do të hapen me orar të kufizuar. Për të mësuar se cilat janë hapur, mund të telefononi në numrin 1811.
Zyrat e mjekëve do të jenë të mbyllura, por spitalet dhe urgjencat do të funksionojnë normalisht. Në rast emergjence telefononi 144.
Policia dhe zjarrfikësit janë gjithmonë në dispozicion në numrat 117 dhe 118.
Nëse nuk është situatë urgjente, mund të telefononi shërbimin mjekësor të kantonit tuaj për të mësuar se cili mjek ose dentist është në gatishmëri. Numrat ndryshojnë sipas kantoneve.
The post Çfarë hapet dhe çfarë mbyllet në Zvicër gjatë festës së Ngjitjes në Qiell? appeared first on Albinfo.