Ciao Sergio Conceicaos, Milan me njoftim zyrtar
Sergio Conceicao është larguar nga posti i trajnerit të Milanit. Klubi kuqezi, përmes një njoftimi zyrtar, ka njoftuar largimin e portugezit, duke i dëshiruar sukses në karrierë, shkruan IndeksOnline. ”Dëshirojmë të falënderojmë Sérgio Conceição-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që drejtuan Ekipin e Parë gjatë muajve të […]

Sergio Conceicao është larguar nga posti i trajnerit të Milanit.
Klubi kuqezi, përmes një njoftimi zyrtar, ka njoftuar largimin e portugezit, duke i dëshiruar sukses në karrierë, shkruan IndeksOnline.
”Dëshirojmë të falënderojmë Sérgio Conceição-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që drejtuan Ekipin e Parë gjatë muajve të fundit.”, thuhet në njoftim.
Vendin e tij do ta zë Masimiliano Allegri, i cili raportohet se tashmë ka nënshkruar kontartën me Milanin dhe zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejtë.
Conceicao erdhi në Milan në fillim të muajit janar, ku fitoi Superkupën e Italisë.
Ai nuk përmbushi objektivat e klubit, duke mos arritur të kualifkohet as në garat evropiane.