Cili do te jete hapi tjetër në mardhënien e ftohtë mes Livias dhe babait të saj

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Livia ka ndarë detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen. Në një bisedë me Redonin, ajo zbuloi se nuk ka një raport të ngushtë me babain dhe se ka një vëlla nga martesa e dytë e tij, të cilin nuk e njeh personalisht. Ajo tregoi se […]

Cili do te jete hapi tjetër në mardhënien e ftohtë mes Livias dhe babait të saj

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Livia ka ndarë detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen. Në një bisedë me Redonin, ajo zbuloi se nuk ka një raport të ngushtë me babain dhe se ka një vëlla nga martesa e dytë e tij, të cilin nuk e njeh personalisht. Ajo tregoi se vëllai i kishte shkruar për herë të parë kur ishte 14 vjeç, duke i thënë: “Ti je motra ime”. 

Gjatë spektaklit të datës 1 shkurt produksioni i bëri surprizë një bisedë me babain që kishte mbi 20 vite pa folur. Ishte një bisedë me tension emocional por që bëri një hap pozitiv në merdhënien e tyre. Pas surprizës Livia është parë e qetë në shtëpi dhe i është rikthyer lojës pa momente apo tepri emocionale duke mos e përmendur gjatë ditës së dielë atë lidhje me skype.

Kohë më parë me shumë banorë Livia, ka ndarë publikisht detaje mbi marrëdhënien e saj me të atin. Ajo ka treguar se prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte vetëm 1 vjeç dhe se nuk ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me babain e saj, duke theksuar se ai nuk ka qenë i pranishëm në jetën e saj. Gjatë bisedës u kuptua që mardhënia e Livias me të atin do të ketë një hap të dytë ndoshta gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme ose pas daljes së saj nga kjo shtëpi.