Çitaku: VV po flet vetëm për numra, po harrohen numrat e qytetarëve të faturës së rrymës, çmimi i bukës, vajit, miellit….

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se numrat që kanë rëndësi janë ata që i prekin qytetarët. Por, ajo shprehet se Vetëvendosje po flet vetëm për numrat e deputetëve, “poste e pazare”. Ajo ka bërë thirrje për të mos pasur ngritje të çmimit të rrymës. “Nesër, ZRRE do të vendosë për këta numra. Dhe çdo

Çitaku: VV po flet vetëm për numra, po harrohen numrat e qytetarëve të faturës së rrymës, çmimi i bukës, vajit, miellit….

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se numrat që kanë rëndësi janë ata që i prekin qytetarët. Por, ajo shprehet se Vetëvendosje po flet vetëm për numrat e deputetëve, “poste e pazare”.

Ajo ka bërë thirrje për të mos pasur ngritje të çmimit të rrymës.

“Nesër, ZRRE do të vendosë për këta numra. Dhe çdo vendim i tyre do të prekë secilin prej nesh. Asnjë cent më shumë. Asnjë”, shkruan Çitaku.

Reagimi i saj i plotë:

VV po flet vetëm për numra.

Flitet për numra deputetësh, për poste e pazare, por harrohen numrat që i ndiejnë përditë qytetarët tanë: numrat në fund të faturës së energjisë elektrike, numrat që formojnë çmimin e bukës, vajit, miellit, qumështit.

Këto janë numrat që kanë rëndësi. Këto janë numrat që vendosin nëse një familje do ta përballojë muajin, apo do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit.

Nesër, ZRRE do të vendosë për këta numra. Dhe çdo vendim i tyre do të prekë secilin prej nesh.

Asnjë cent më shumë. Asnjë.