Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm
Së fundmi, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve do të jetë i pashmangshëm, përcjell albinfo.ch. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar diskutim virtual, në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes […] The post Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm appeared first on Albinfo.

Së fundmi, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve do të jetë i pashmangshëm, përcjell albinfo.ch.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar diskutim virtual, në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Clark ka folur për përmirësimin e klimës së biznesit dhe ka inkurajuar Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia.
“Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”, ka thënë Clark.
Ai ka theksuar se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik.
Ai në një bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, a folur edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit duke kërkuar që Kosova ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve.
Clark ka bërë thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe ka avokuar për transformimin digjital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme.
Ai u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. “Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë”, ka theksuar Clark.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e kthimit të të rinjve në Kosovë, për të kontribuar me idetë e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
The post Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm appeared first on Albinfo.