“CNN” publikon incizimet e rusëve që urdhërojnë ekzekutimin e ushtarëve ukrainas pasi dorëzohen
Ukrainasit kanë arritur të përgjojnë një bisedë mes ushtarëve rusë në radiolidhje dhe urdhri ishte i qartë, ‘kapni komandantin dhe vrisni të tjerët’. Biseda e frikshme ishte pjesë e një seri transferimesh radiofonike midis forcave ruse, që zyrtarët ukrainas thonë se ofrojnë prova të mëtejshme se eprorët rusë po urdhërojnë ushtarët të ekzekutojnë trupat ukrainase [...]Read More...

Ukrainasit kanë arritur të përgjojnë një bisedë mes ushtarëve rusë në radiolidhje dhe urdhri ishte i qartë, ‘kapni komandantin dhe vrisni të tjerët’.
Biseda e frikshme ishte pjesë e një seri transferimesh radiofonike midis forcave ruse, që zyrtarët ukrainas thonë se ofrojnë prova të mëtejshme se eprorët rusë po urdhërojnë ushtarët të ekzekutojnë trupat ukrainase që dorëzohen duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar.
Pamjet tregojnë gjashtë ushtarë të shtrirë me fytyrë përtokë, me të paktën dy të qëlluar nga afër dhe një tjetër që largohet me forcë.
Këto vdekje janë nën hetim nga prokurorët ukrainas, të cilët ndanë një pamje të ekranit të videos së dronit në mediat sociale pas incidentit. Një zyrtar ukrainas i njohur me hetimin tha se të njëjta përgjime radiofonike që CNN kishte marrë, po shqyrtohen si pjesë e hetimit për vrasjet.