Conceiçao mbetet në Serie A, portugezi pritet të merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian
Conceiçao do të largohet nga Milani, por mbetet në Serie A. Trajneri i Milanit, Sérgio Conceição, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas eksperiencës zhgënjyese me Rosonerët. Sipas raportimeve në rritje nga mediat italiane, dhe të konfirmuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Conceição është në prag të largimit, duke ndjekur fatin […]

Conceiçao do të largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Trajneri i Milanit, Sérgio Conceição, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas eksperiencës zhgënjyese me Rosonerët.
Sipas raportimeve në rritje nga mediat italiane, dhe të konfirmuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Conceição është në prag të largimit, duke ndjekur fatin e paraardhësit të tij Paulo Fonseca.
Ashtu si bashkatdhetari i tij, Conceição nuk arriti të përmbysë ecurinë negative të skuadrës, pavarësisht një periudhe të shkurtër në krye të ekipit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Conceiçao mund ta merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian.
Sipas Calciomercato, drejtuesit e Lazios kanë vendosur ta shkarkojnë Baronin, pas dështimit për të kualifikuar në garat europiane sezonin e ardhshëm.
Pikërisht Conceiçao është kandidati kryesorë për tu ulur në stolin e Lacialëve edhe për faktin se një pjesë të madhe të karrierës së tij si futbollist e ka kaluar në Olimpico.