Cyrihu merr vlerësimin më të lartë të kreditit, pavarësisht sfidave financiare

Cyrihu ruan vlerësimin maksimal të kreditit pavarësisht deficitit të pritshëm The post Cyrihu merr vlerësimin më të lartë të kreditit, pavarësisht sfidave financiare appeared first on Albinfo.

Cyrihu merr vlerësimin më të lartë të kreditit, pavarësisht sfidave financiare

Ashtu si në vitet e mëparshme, qyteti i Cyrihut ka marrë sërish vlerësimin më të lartë të mundshëm “AAA” nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s (S&P Global) – edhe pse parashikohet një deficit i madh buxhetor për vitin 2026, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, raporti i S&P Global thekson “menaxhimin e kujdesshëm financiar” të bashkisë së Cyrihut, duke nënvizuar se kjo tregon për një buxhet të qëndrueshëm dhe të planifikuar mirë.

Raporti përmend gjithashtu të ardhurat vazhdimisht të larta nga taksat, aksesin e fortë në tregun e kapitalit, si dhe një ekonomi jashtëzakonisht të fuqishme, që mbështet pozicionin e qëndrueshëm financiar të qytetit.

Stabilitet financiar përkundër vështirësive

Edhe pse Cyrihu pritet të përballet me sfida buxhetore në vitet e ardhshme, vlerësimi “AAA” tregon për besimin e vazhdueshëm të tregjeve financiare në kapacitetin e qytetit për të përballuar borxhin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Ky vlerësim është një sinjal pozitiv jo vetëm për qytetarët, por edhe për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë që operojnë në Zvicër.

The post Cyrihu merr vlerësimin më të lartë të kreditit, pavarësisht sfidave financiare appeared first on Albinfo.