Cyrihu planifikon të zgjerojë rrjetin e tramvajit
Zgjerimi pritet të kushtojë 450 milionë CHF. Tramvajet e reja do të lidhin gjithashtu sheshet e njohura Hardplatz me Albisriederplatz The post Cyrihu planifikon të zgjerojë rrjetin e tramvajit appeared first on Albinfo.

Qyteti i Cyrihut planifikon të zgjerojë rrjetin e tij të tramvajit. Sipas planit të qeverisë së qytetit, linja të reja tramvaji do të ndërtohen në lagjet si Zurich-West dhe Zurich-Altstetten.
Zgjerimi pritet të kushtojë 450 milionë CHF, transmeton albinfo.ch. Këshilli i Qytetit synon t’ia paraqesë popullit kredinë përkatëse kornizë për votim në referendum.
Qëllimi i Qytetit të Cyrihut është që projektet të financohen përfundimisht përmes fondit kantonal të transportit, shkruan srf.ch. Megjithatë, kredia e vetë qytetit mund ta përshpejtojë zgjerimin me pesë deri në dhjetë vjet.
Sipas planifikimit të qeverisë së qytetit, tramvajet e reja do të lidhin gjithashtu sheshet e njohura Hardplatz me Albisriederplatz. Kjo linjë aktualisht shërbehet nga autobusët.
Në Zvicër aktualisht tramvajët janë në qarkullim vetëm në disa qytete si: Cyrihu, Gjeneva, Bazeli, Berna.
The post Cyrihu planifikon të zgjerojë rrjetin e tramvajit appeared first on Albinfo.