Damka pas aktakuzës: Nuk kam marrë asnjë ftesë nga gjykata, do të paraqitem me plot vullnet

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në një deklaratë para fillimit të seancës, ka folur në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj tij dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare që, sipas Prokurorisë, i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm mbi 1

Damka pas aktakuzës: Nuk kam marrë asnjë ftesë nga gjykata, do të paraqitem me plot vullnet

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në një deklaratë para fillimit të seancës, ka folur në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj tij dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare që, sipas Prokurorisë, i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm mbi 1 milion euro.

Në një deklaratë për media, Damka ka thënë se nuk ka pranuar ende asnjë ftesë nga ndonjë gjykatë në Kosovë dhe se nuk mund të komentojë aktakuzën pa e parë atë.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.“Jam i bindur që nuk ka pasur as një shkelje ligjore, as një keqpërdorimi i as një vendi të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Damka ka kritikuar mediat dhe një parti opozitare për, siç ka thënë ai, elaborimin e çështjes në publik pa pasur një dosje të konfirmuar.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai./EO