Danimarka do të ndalojë nxënësit të marrin celularë në shkolla

Qeveria daneze ka njoftuar ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim ndalimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme shtetërore. Kjo do të bëhet me rekomandimin e Komisionit shtetëror për Mirëqenien e Popullsisë dhe praktikisht do të thotë se pothuajse të gjithë fëmijët e moshës shtatë deri në 17 vjeç do të [...]Read More...

Danimarka do të ndalojë nxënësit të marrin celularë në shkolla

Qeveria daneze ka njoftuar ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim ndalimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme shtetërore.

Kjo do të bëhet me rekomandimin e Komisionit shtetëror për Mirëqenien e Popullsisë dhe praktikisht do të thotë se pothuajse të gjithë fëmijët e moshës shtatë deri në 17 vjeç do të jenë të detyruar ligjërisht të mos marrin celularët e tyre në shkollë, raporton The Guardian.

Ky njoftim vjen pasi qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në telefon dhe media sociale.

Komisioni Danez i Mirëqenies u krijua me iniciativën e kryeministrit Metta Frederiksen në vitin 2023 me detyrën për të hetuar pakënaqësinë në rritje midis fëmijëve dhe të rinjve, sipas të përditshmes britanike./abcnews.al