Dauti: Dogana parandalon tentativen per kontrabandë droge

Dauti: Dogana parandalon tentativen per kontrabandë droge

Gjatë një kontrolli të detajuar në një nga dërgesat postare të ardhura nga Spanja, janë zbuluar rreth 700 gramë hashash. Lënda narkotike ishte e ndarë në shtatë paketime dhe e kamufluar në mënyrë që të mos binte lehtë në sy.

Falë procedurave të kontrollit dhe përdorimit të qenit të trajnuar për zbulimin e narkotikëve, dyshimi fillestar u konfirmua edhe përmes testimit të materialit.

Personi që kishte porositur dërgesën, shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në momentin e marrjes së saj. Pas ekspertizës së urdhëruar nga Prokuroria Publike, është konfirmuar se bëhet fjalë për hashash, ndërsa lënda është sekuestruar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim penal.

Dua të theksoj se puna jonë nuk kufizohet vetëm në kontrollet rutinë. Pas çdo zbulimi qëndron angazhimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.