Debat mes dy protestuesve, ndërhyjnë disa qytetarë (VIDEO)
Situata në protestë po vijon të jetë e tensionuar mes policisë dhe protestuesve. Mësohet se tensione janë regjistruar edhe mes protestuesve. Nuk dihet arsyeja e tensioneve teksa siç shihet edhe nga pamjet dy protestues shihen duke debatuar.
Protestues të tjerë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën teksa ata shihen duke folur me palët. Gjithashtu gazetarët e Euronews Albania që ndodhen në terren bëjnë me dije se po shtohet numri i protestuesve pasi po bashkohen edhe të rinj të tjerë. Protesta ishte njoftuar për të nisur në oërn 14:00 por nisi disa orë para.
The post Debat mes dy protestuesve, ndërhyjnë disa qytetarë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



