Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

Në rrjetet sociale është shpërndarë një urë mbi një lum në Kumanovë, e që kanë ironizuar se bëhet fjalë për urën investim e Maksit – Maksim Dimitrievskit, kryetarit të kësaj komune.

Shumë qytetarë kanë shpërndarë foton nëpër rrjetet sociale. ndërsa atë e ka komentuar edhe ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, duke shkruar “Maksim Dimitrievski dhe ura e tij derisa ZNAM është në Qeveri”.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrieski i cili para disa ditësh tha se derisa partia e tij është në pushtet nuk do lejon provimet e jurispodencës në shqip ka harruar ta rregullon edhe këtë urë në Kumanovë derisa është në qeveri me çka rrezikon jetën e qytetarëve.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.