Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

Me temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesën e reshjeve të borës, shpatet në Kitzbuhel të Alpeve austriake po mirëpresin vizitorët me borë artificiale. Në Kitzbuhel të Alpeve austriake, një ndër vendpushimet më të mira të skive në Austri, viteve të fundit shtresa e borës është ulur për shkak të ngrohjes globale. Kitzbuhel, i dominuar nga [...]Read More...

Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

Me temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesën e reshjeve të borës, shpatet në Kitzbuhel të Alpeve austriake po mirëpresin vizitorët me borë artificiale.

Në Kitzbuhel të Alpeve austriake, një ndër vendpushimet më të mira të skive në Austri, viteve të fundit shtresa e borës është ulur për shkak të ngrohjes globale.

Kitzbuhel, i dominuar nga tre vargmale madhështore malore zakonisht të mbështjellë me një mbulesë dëbore, krenohet me terrenin e rrjedhshëm, që gërshetohet pa probleme midis pyjeve të mbushura me borë, peizazheve të ndritura nga dielli dhe fshatrave tradicionale malore.

Me shpatet e rregulluara në mënyrë perfekte dhe pista me një gjatësi prej 233 kilometrash, që argëtojnë skiatorët fillestarë dhe profesionistë, ky vendpushim dimëror ka një famë botërore edhe me garën ndërkombëtare “Hahnenkamm Streif”.

Pavarësisht fillimit të zhvilluar të sezonit të skive, pasojat e ndryshimeve klimatike shihen qartë në Alpet austriake. Rritja e temperaturave shkakton që akullnajat të shkrihen dhe kjo sjell më pak borë, duke e bërë turizmin e skive gjithnjë e më të paparashikueshëm.

Në kushte normale të reshjeve të borës, zakonisht sezoni i dimrit në Kitzbuhel fillon në fund të nëntorit ndërsa sporti i skive sigurohet deri në muajin prill.