Egli dhe Gjesti shkëmbejnë tjetër puthje në dhomën e rrëfimit. Dalin pamjet

Gjesti dhe Egli Tako shkëmbyen puthjen e parë gjatë improvizimit të shfaqjes së njohur “Bells of Notre-Dame de Paris”, ku banorët u zgjodhën për të interpretuar role të ndryshme. Ata luajtën rolin e çiftit dhe në një moment u përfshinë në një puthje pasionante, duke shënuar kështu një hap tjetër kundrejt lidhjes së tyre. Siç […]

Egli dhe Gjesti shkëmbejnë tjetër puthje në dhomën e rrëfimit. Dalin pamjet

Gjesti dhe Egli Tako shkëmbyen puthjen e parë gjatë improvizimit të shfaqjes së njohur “Bells of Notre-Dame de Paris”, ku banorët u zgjodhën për të interpretuar role të ndryshme.

Ata luajtën rolin e çiftit dhe në një moment u përfshinë në një puthje pasionante, duke shënuar kështu një hap tjetër kundrejt lidhjes së tyre.

Siç shihet kjo nuk është puthja e tyre e vetme që kanë shkëmbyer.
Në një promo të spektaklit, të asaj që do të ndodh të martën, shihet se në dhomë të rrëfimit dyshja janë puthur sërish. Pritet të shihet se si do të vijojë kjo marrëdhënie mes tyre ditëve në vijim.