Deklarata e Daçiq për valëvitjen e flamurit serb mbi Prizren, reagimi i Albin Kurtit

Deklarata e Daçiq për valëvitjen e flamurit serb mbi Prizren, reagimi i Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.
Kurti tha se për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti.

Daçiç, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi vendlindjen e tij, Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Konjufca i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.