Deliu-Kodra: Shtrenjtimit i rrymës është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dalë në mbështetje të protestës së sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ajo ka vlerësuar se rritja e çmimit të rrymës është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve të Kosovës. Në profilin e saj na “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo padrejtësia duhet të ndalet. “Rritja e çmimit të rrymës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dalë në mbështetje të protestës së sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Ajo ka vlerësuar se rritja e çmimit të rrymës është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve të Kosovës.
Në profilin e saj na “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo padrejtësia duhet të ndalet.
“Rritja e çmimit të rrymës është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve. Është mundi i përditshëm që po ju vidhet pa mëshirë. Çfarë tjetër duhet të ju marrin? Dinjitetin? Të ardhmen? Kjo padrejtësi duhet ndalur! Asnjë cent më shumë nga djersa e qytetarit!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.