Denzel Washington mori vëmendjen në Kanë, teksa shihet në një moment tensioni me një fotograf

Denzel Washington pati një debat të ashpër me një fotograf në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në një moment i doli përpara fytyrës dhe i bërtiti të ndalonte. Aktori po ecte në tapetin e kuq të hënën në premierën e “Highest 2 Lowest” kur iu drejtua njërit prej shumë fotografëve të rreshtuar për të…

Denzel Washington mori vëmendjen në Kanë, teksa shihet në një moment tensioni me një fotograf
Denzel Washington pati një debat të ashpër me një fotograf në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në një moment i doli përpara fytyrës dhe i bërtiti të ndalonte.

Aktori po ecte në tapetin e kuq të hënën në premierën e “Highest 2 Lowest” kur iu drejtua njërit prej shumë fotografëve të rreshtuar për të kapur yjet e eventit.

Duket se njëri prej tyre e përkëdheli që të kthehej që të mund ta fotografonin, dhe aktorit kjo nuk i pëlqeu aspak.

Uashingtoni iu afrua fotografit në fytyrë dhe i drejtoi gishtin tregues, dukej sikur po i bërtiste.

Fotografi buzëqeshi dhe me sa duket u përpoq ta mbante momentin të lehtë duke i kapur dorën fituesit të çmimit Oscar, por kjo vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

“Ndalo, ndalo, ndalo”, tha disa herë rresht ylli ndërsa ia largoi dorën fotografit nga e tija.

Pavarësisht situatës së tensionuar, aktori ishte gjithë buzëqeshje në kinema, ku ai, Lee dhe Rocky morën duartrokitje për punën e tyre në film.

Denzel Washington appeared to have a tense exchange on the “Highest 2 Lowest” red carpet at the 78th annual Cannes Film Festival. : Getty

— New York Post (@nypost) May 19, 2025