Deputet i PDK-së: Besoj se opozita do e bëjë Qeverinë, i ka mundësitë

Deputeti i rizgjedhur nga PDK, Nait Hasani, për FrontOnline ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund të çojë në veprime të mëtejshme politike. ‘  Certefikimi është një përgjigjie për veprime të mëtejshme’’ thotë ai. Hasani ka theksuar se, pas certifikimit të rezultateve, liderët e partive politike duhet të dalin dhe

Deputet i PDK-së: Besoj se opozita do e bëjë Qeverinë, i ka mundësitë


Deputeti i rizgjedhur nga PDK, Nait Hasani, për FrontOnline ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund të çojë në veprime të mëtejshme politike.

‘ Certefikimi është një përgjigjie për veprime të mëtejshme’’ thotë ai.

Hasani ka theksuar se, pas certifikimit të rezultateve, liderët e partive politike duhet të dalin dhe të japin mesazhet e tyre politike për hapat e ardhshëm.

‘’Nëse certefikimi është ashtu siç kanë qenë njoftimet e rezultateve zgjedhore, tash presim që kryetarët e partive politike të dalin dhe ti japin mesazhet politike për tutje’’ shprehet ai.

Sipas tij, opozita ka mundësinë për të formuar një Qeveri dhe për të vazhduar me procese të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

‘’Besoj se mundësitë i ka opozita për me bërë Qeveri dhe të vazhdoj tutje me procese’’ deklaroi ai për FrontOnline.