Deputeti bën thirrje për amnisti për qytetarët zviceranë që iu bashkuan ushtrisë ukrainase

Trembëdhjetë çështje të shtetasve zviceranë që dolën vullnetarë për të luftuar në Ukrainë kundër pushtuesve rusë janë aktualisht në pritje përpara Gjykatës së Drejtësisë Ushtarake, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se shtetasit zviceranë nuk lejohen të kryejnë shërbimin ushtarak jashtë vendit në përputhje me neutralitetin e vendit, ata rrezikojnë deri në tre vjet burg. Megjithatë, deputeti […] The post Deputeti bën thirrje për amnisti për qytetarët zviceranë që iu bashkuan ushtrisë ukrainase appeared first on Albinfo.

Deputeti bën thirrje për amnisti për qytetarët zviceranë që iu bashkuan ushtrisë ukrainase

Trembëdhjetë çështje të shtetasve zviceranë që dolën vullnetarë për të luftuar në Ukrainë kundër pushtuesve rusë janë aktualisht në pritje përpara Gjykatës së Drejtësisë Ushtarake, përcjell albinfo.ch.

Duke qenë se shtetasit zviceranë nuk lejohen të kryejnë shërbimin ushtarak jashtë vendit në përputhje me neutralitetin e vendit, ata rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Megjithatë, deputeti Jon Pult po kërkon një përjashtim për 13 ushtarët, me arsyetimin se ata “luftuan për lirinë, demokracinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial – vlerat themelore të Zvicrës”.

“Neutraliteti vetëm e ndalon Zvicrën që të ndërhyjë ushtarakisht në konflikte si shtet,” tha ai, duke argumentuar se ligji nuk zbatohet për individët.

The post Deputeti bën thirrje për amnisti për qytetarët zviceranë që iu bashkuan ushtrisë ukrainase appeared first on Albinfo.