Kutia “Peckham Spring Water” nga seriali “Mućke” shitet për gati 3000 £
Një kuti kartoni bosh “Peckham Spring Water”, e cila u përdor si rekuizitës në një nga episodet më të famshme të serialit “Mućke”, u shit në ankand për shtatëfishin e çmimit të parashikuar. Në ankandin, të cilin e ndoqën më shumë se 2000 persona, kjo kuti u shit për 2728 paund, ndërsa çmimi fillestar ishte [...]Read More...

Një kuti kartoni bosh “Peckham Spring Water”, e cila u përdor si rekuizitës në një nga episodet më të famshme të serialit “Mućke”, u shit në ankand për shtatëfishin e çmimit të parashikuar.
Në ankandin, të cilin e ndoqën më shumë se 2000 persona, kjo kuti u shit për 2728 paund, ndërsa çmimi fillestar ishte 400, shkruan “Daily Mail”.
Kutia është përdorur si rekuizitëse në episodin “Mućki” të vitit 1992, i cili është ndjekur nga 20 milionë fansa të këtij seriali.
Në atë episod ikonik, Del Boy, i luajtur nga Sir David Jason, gjen një burim misterioz uji që më vonë rezulton të jetë ujë nga zorra e kopshtit të dikujt që ka kaluar nën shkëmbinj.
Më pas, Del Boy, në stilin e tij, i bindi autoritetet lokale që t’i jepnin një licencë për të paketuar ujin dhe për ta shitur atë si ujë mineral.
Një nga anëtarët e ekuipazhit që filmoi episodin e mbajti kutinë në ruajtje për 33 vjet përpara se të dilte përfundimisht në ankand./abcnews.al