Deputeti i AAK-së pas deklaratës së Kurtit: Letra e KS tregon mungesën e stabilitetit në vend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, për FrontOnline ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka Kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri. Brahimaj kundërshton vlerësimin

Deputeti i AAK-së pas deklaratës së Kurtit: Letra e KS tregon mungesën e stabilitetit në vend


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, për FrontOnline ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka Kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri.

Brahimaj kundërshton vlerësimin e Kurtit për stabilitetin e vendit, duke theksuar se situata është krejt ndryshe.

 “Vetë fakti që nga Këshilli i Sigurimit i ka ardhur letra që mos me u takuar askush me këtë Qeveri në detyrë, nuk e di çfarë stabiliteti ka. Sot Kosova në asnjë element nuk ka stabilitet.” tha shkurt Brahimaj për FrontOnline.