Deputeti i LDK-së: Kurti le të marrë detyrat nga qytetari si parti e parë dhe ta japë versionin e tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka thënë se nuk ka shpresa për një ndryshim nga Serbia në politikat ndaj Kosovës. Sipas Hysenit, Serbia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të penguar avancimin e Kosovës në çdo drejtim. ‘’Çdo shqiptar nuk pret që të ketë ndonjë qëndrim pozitiv dhe mendoj që

Deputeti i LDK-së: Kurti le të marrë detyrat nga qytetari si parti e parë dhe ta japë versionin e tij


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka thënë se nuk ka shpresa për një ndryshim nga Serbia në politikat ndaj Kosovës.

Sipas Hysenit, Serbia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të penguar avancimin e Kosovës në çdo drejtim.

‘’Çdo shqiptar nuk pret që të ketë ndonjë qëndrim pozitiv dhe mendoj që çdo herë do të tentojnë të bëjnë veprime për të penguar Kosovën qoftë sigurinë, qoftë sovranitetin apo integrimet dhe gjithçka që lidhet më përparimin e Kosovës’’,  ka thënë Hyseni.

Në lidhje me formimin e qeverisë, Hyseni ka shprehur mendimin se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të marrë përgjegjësitë e tij nga qytetari si parti e parë dhe të japë versionin e tij.

“Le të marrë detyrat nga qytetari si parti e parë dhe ta japë versionin e tij “ ,tha ai për Front Online.