Deputeti i VV-së: Nuk është koha e propozimeve të datave për zgjedhje të reja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se VV nuk është duke e bllokuar procesin dhe se kërkesat e tij nuk janë as ligjore dhe as kushtetuese. “VV nuk është duke

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se VV nuk është duke e bllokuar procesin dhe se kërkesat e tij nuk janë as ligjore dhe as kushtetuese.
“VV nuk është duke e bllokuar. Protagonizmi për me u marr me këto tema. VV nuk i shmanget zgjedhjeve, kemi marrë mandat jo për ta çuar në vendin në zgjedhje, por për të garantuar një proces, e që është konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë,” tha Zyba për FrontOnline.
Ai tha se kërkesa për zgjedhje të reja nuk është në përputhje me procedurat ligjore dhe kushtetuese, dhe se nuk është koha për të diskutuar datat e zgjedhjeve.
“Kërkesa e tij nuk është as ligjore dhe as kushtetuese. Datat nuk i përcakton ai dhe nuk është as koha e propozimeve. Jemi larg me afatet dhe propozimet,” shtoi ai.
Zyba theksoi se prioriteti i VV-së është të sigurojë funksionalizimin e Kuvendit dhe Qeverisë, dhe vetëm pas kësaj mund të vendoset për zgjedhjet e mundshme.
“Duhet me qartësu, pastaj me vendos për datën e zgjedhjeve,” përfundoi ai.