Kompania globale gjermane “Schwarz-Gruppe” në prag të investimit në Kosovë
Kosova, destinacion për investime të kompanive gjermane The post Kompania globale gjermane “Schwarz-Gruppe” në prag të investimit në Kosovë appeared first on Albinfo.

Së fundmi, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka zhvilluar një takim të rëndësishëm dhe përmbajtësor me Gerd Chrzanowski, Kryetar i Bordit të “Schwarz Gruppe” në selinë qendrore të kompanisë në Neckarsulm, Baden-Württemberg, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të bisedës ishte interesimi konkret i Schwarz-Gruppe për të investuar në Kosovë.
Kosova ofron një ambient të favorshëm për investime të qëndrueshme – veçanërisht në fushat e prodhimit, digjitalizimit, tregtisë dhe shërbimeve – sektorë me rëndësi strategjike për Schwarz-Gruppe.
Perspektiva e një bashkëpunimi me një kompani globale të këtij kalibri paraqet një hap domethënës drejt avancimit të mëtejshëm ekonomik të Republikës së Kosovës dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Gjermaninë.
“Si një nga gjigantët ekonomikë të Gjermanisë, Schwarz-Gruppe përfshin brendet e njohura Lidl in Deutschland, Kaufland, Schwarz Produktion, PreZero Deutschland dhe Schwarz Digits. Me praninë e saj në 32 shtete, mbi 13.900 filiale dhe rreth 600.000 të punësuar në mbarë botën, Schwarz-Gruppe është një ndër korporatat më të mëdha dhe më të suksesshme në Evropë në sektorët e tregtisë dhe digjitalizimit – dhe së shpejti, edhe në Kosovë”, shprehet Ajeti.
The post Kompania globale gjermane “Schwarz-Gruppe” në prag të investimit në Kosovë appeared first on Albinfo.