Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, përplaset me Albulena Haxhiun: Tregoju të rinjve çfarë të ardhme kanë në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka reaguar ashpër ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Kuvend gjatë hapjes së dyerve për mërgimtarët, duke e akuzuar për mënyrën e komunikimit me deputetët e rinjë, shkruan Gazeta Infokus.
Jashari tha se sjellja e Haxhiut nuk është e denjë për një ushtruese detyre dhe se ajo duhet t’u tregojë të rinjve se çfarë i pret në Kosovë pas përfundimit të studimeve.
“Qysh sillet një ushtruese e detyrës me një deputete? Tregoju të rinjve se kur e kryejnë fakultetin se çfarë të ardhme kanë në Kosovë. Nuk është qetësi e nderume, më fal, nuk është kjo. Me kthy nuk ka rëndësi mbështetja. Mbështetja është kur punon”, ka deklaruar Jashari./Gazeta Infokus
The post Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, përplaset me Albulena Haxhiun: Tregoju të rinjve çfarë të ardhme kanë në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



