Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri
Arben Taravari me një këmbë në qeveri, me një në opozitë. Sipas informacioneve të Alsat kryeministri Hristijan Mickoski ka filluar takimet me partnerët shqiptarë në Qeveri, pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat. Deri në fund të javës pritet të dihen pozicionet e VLEN-it dhe largimin eventual të Taravarit nga ekzekutivi. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë […] The post Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri appeared first on InfoShqip.com.

Arben Taravari me një këmbë në qeveri, me një në opozitë. Sipas informacioneve të Alsat kryeministri Hristijan Mickoski ka filluar takimet me partnerët shqiptarë në Qeveri, pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat.
Deri në fund të javës pritet të dihen pozicionet e VLEN-it dhe largimin eventual të Taravarit nga ekzekutivi. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ta është e papranueshme që formalisht të jetë në pushtet, ndërsa të thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare.
Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thekson se koordinimin Ahmeti-Taravari e kanë nuhatur që në fund të vitit të kaluar.
“Ne kemi pasur dyshime dhe informata më herët, para fillimit të vitit 2025, por informatën më konkrete e kemi marrë fatkeqësisht nga mediumet, kur veçmë u bë publike dhe në një takim të përbashkët që e kemi pasur në Prishtinë edhe vetë e pranoi se ka komunikim dhe se janë dakorduar që të vazhdojnë që të takohen dhe koordinohen për aktivitetet e mëtutjeshme politike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Taravari në disa dalje publike deklaroi se ekzistojnë kanale komunikimi mes ASH-së dhe BDI-së, dhe këtë e ka relativizuar duke theksuar se edhe partitë e tjera të VLEN-it kanë komunikime, diçka që u demantua nga Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa. Alsat megjithatë raportoi se komunikimi i ASH-së me BDI-në, nuk ishte thjeshtë mes disa përfaqësuesve partiakë që kanë miqësi e njohuri, por që ka arritur në nivel mes kryetarëve. Taravari e Ahmeti kanë realizuar bisedë telefonike, të cilën më vonë të dy liderët e kanë pranuar, duke theksuar njëzëri se ishte vetëm një bisedë e shkurtër në telefon e asgjë më tepër.
Për komunikimin Taravari-Ahmeti, kryetari i pjesës tjetër të ASH-së, Ziadin Sela, zbardhi se madje ka pasur takime kokë më kokë. Madje, Sela tha se është informuar nga vetë Ahmeti për 2-3 takime që ka realizuar me Taravarin.
Pa iu referuar deklaratës së Selës që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, Taravari në një status në Facebook, shkruan shkurt se busulla e vetme e orientimit të tij është populli, i cili është ndërgjegjja, zëri dhe forca e tij.
Takimet e këtilla, për VLEN-in paraqesin shkelje flagrante të vullnetit të popullit që votoi për dërgimin e BDI-së në opozitë.
Burim Latifi nga Lëvizja Demokratike ka reaguar në Facebook se marrëveshja kundërthënëse për bashkëpunim me BDI-në paraqet devijim të skajshëm të idealeve për të cilat pesë subjektet politike, LD, Besa, Alternativa, Aleanca e VV u bënë bashkë para një viti.
Mbetet enigmatike se si Arben Taravari, BDI-në e transformoi në opsion të mundshëm bashkëpunimi kur më herët e cilësonte kancer të shoqërisë, ndërsa para dy muajsh në foltore të Kuvendit deklaronte se çdokush ka turp të deklarohet se bashkëpunon me BDI-në.
“Në qoftë se lëmë mendësinë e zotëri Ahmetit dhe mendësinë që e keni ju si BDI, prandaj ju them, ju duhet “reset”. Duhet ta ndryshoni mënyrën si i perceptoni gjërat. Nuk shkon bre. A e shihni, janë distancuar të gjithë nga ju. Është distancuar faktori ndërkombëtar, është distancuar VMRO-ja, është distancuar LSDM-ja, i vjen turp të thotë se bashkëpunon me BDI-në, a e keni parasysh bre, a e shihni pak veten?”, kishte thënë Arben Taravari, ASH./ Alsat.mk
The post Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri appeared first on