Deshifrohen mesazhet e shefit të NATO-s në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar sot në Kosovë, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për të ardhmen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Vizita e tij pason një periudhë të gjatë angazhimi dhe mbështetjeje të vazhdueshme të Aleancës Atlantike për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, duke e theksuar kështu rëndësinë e

Deshifrohen mesazhet e shefit të NATO-s në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar sot në Kosovë, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për të ardhmen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Vizita e tij pason një periudhë të gjatë angazhimi dhe mbështetjeje të vazhdueshme të Aleancës Atlantike për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, duke e theksuar kështu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes NATO-s dhe institucioneve kosovare.

Kjo vizitë vjen në një moment kyç, ku NATO vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, përmes misioneve të saj dhe angazhimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Rutte, i cili është një mbështetës i integrimit evropian dhe atlantik të rajonit, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kosovës dhe të shprehi angazhimin e NATO-s për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Aleancës, duke pasqyruar angazhimin e NATO-s për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë rajonin.

Në një periudhë kur sfidat e sigurisë dhe tensionet ndërkombëtare janë në rritje, vizita e Rutte është një mesazh i qartë i unitetit dhe solidaritetit të NATO-s me popullin e Kosovës.

 

Haliti: NATO nuk rri aty ku janë dy ushtri

Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka komentuar vizitën dhe mesazhet e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Haliti deklaron se nganjëherë politikanët kanë dëshirë të flasin për atë që dëshiron t’i dëgjoj njeriu.

”Problemi është se ne kemi dëshirë t’ ia bëjmë qejfin vetes dhe të flasim më shumë për atë se njerëzit kanë dëshirë me i dëgju’’ thotë ai.

Ai thotë se NATO nuk qëndron aty ku janë dy ushtri dhe se KFOR-i nuk është mision paralel me FSK-në.

‘’Së pari NATO nuk rri aty ku janë dy ushtri. KFORI nuk është mision paralel me FSK-në, por është mision që në bazë të rezolutës 1244 e ka për obligim me e ruajtur sigurinë në Kosovë dhe mos me pas konflikte të gjëra dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës’’ thotë ai.

Sipas tij, FSK gradualisht është duke u zhvilluar me aq sa i takon sipas kompetencave të KFORI-it dhe NATO-s.

‘’FSK gradualisht është duke u zhvilluar në variantin aq sa i takon dhe sa i jep kompetenca NATO dhe KFORI’’ tha ai.

 

Dugolli për vizitën e Rutte: Kosova ka raporte të mira me NATO-n, po i shfrytëzojmë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Ish-anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për vizitën që ka bërë sekretari i NATO-s dje në Kosovë.

‘Vizita e tij është sinjal se NATO është e përkushtuar që të jep kontributin e saj për Kosovën dhe rajonin’’ thotë ai.

Tema e sigurisë vazhdon të jetë top-temë dhe është folur shumë rreth angazhimeve të shteteve anëtare të NATO-s.

Dugolli potencoi se Kosova ka raporte të mira me NATO-n.

‘’Ne kemi raporte të mira me NATO-n dhe po shfrytëzojmë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së’’ Deklaroi ai

 

Ish-koloneli i FSK-së: Edhe  Sekretari Rutte e di se FSK ka mision ushtarak

Për vizitën e sekretarit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte, ka folur edhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Sipas tij, është e qartë se sekretari i NATO-s ka pasur qëndrim të tillë, pasi që ka vende brenda NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën.

‘’Është e kuptueshme qe sekretari ka qëndrim te tillë për FSK me misionin e para 2018, pasi disa vende anëtare ende as qe e kanë njohur Kosovën’’ thotë ai.

Veseli, potencon se shumë vende të NATO-s janë duke e mbështetur FSK-në si Ushtri.

‘’Por shumë vende te NATO, ato janë duke e mbështet FSK-në si ushtri. Pra edhe me armatime e edhe me trajnime ushtarake’’ deklaroi ai.

Madje sipas ish-kolonelit të FSK-së, edhe vetë sekretari i NATO-s, Mark Rutte e di se FSK ka mision ushtrarak.

‘’Thjeshtë si deklarim politik qe aspak nuk afekton ne zhvillimin e FSK. Edhe ai dhe te tjerët e din se FSK ka mision ushtarak’’ deklaroi ai.