Dështimi i faqes nga KQZ, rezultatet do të publikohen në formë manuale

Kreshnik Radoniqi ka thënë se të dhënat do të publikohen në formë manuale The post Dështimi i faqes nga KQZ, rezultatet do të publikohen në formë manuale appeared first on Albinfo.

Dështimi i faqes nga KQZ, rezultatet do të publikohen në formë manuale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni është jashtë funksionit. Për pasojë, të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale nuk do të mund të publikohen përmes platformës online

Radoniqi, ka thënë se të dhënat do të publikohen në formë manuale, transmeton albinfo.ch.

“Për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Andaj KQZ kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve që kanë pritur me shumë të drejtë rezultat preliminare të votimeve nga dita e sotme”, ka thënë ai.

Ai ka siguruar që mos sigurimi i të dhënave në mënyrë elektronike nuk do të ketë ndikim në rezultatet.

“Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të  mbledh të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike, të cilat janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se stafi i KQZ-së  do të qëndrojë gjatë gjithë natës në objektin e institucionit, duke numëruar votat nga fletëvotimet në mënyrë manuale. Ai ka thënë se sonte s’do të ketë konferencë për media, për shkak se procesi do të zgjatet pas ndërrimit të mënyrës së publikimit.

“Për këtë dështim të sistemit, do të kemi një analizë më vonë”, ka thënë ai.

The post Dështimi i faqes nga KQZ, rezultatet do të publikohen në formë manuale appeared first on Albinfo.