Dhjetë të vrarë në një sulm rus ndaj një ekspozite dronësh pranë Kievit

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 100 persona u plagosën në sulmin e kryer gjatë ditës ndaj ekspozitës, ku merrnin pjesë figura të shquara të sektorit të mbrojtjes, shkruan BBC.
Ndërkohë, në qytetin lindor të Slovianskut, pesë persona u vranë nga bombat ruse me precizion të lartë (të ashtuquajturat “glide bombs”).
Njëkohësisht, një sulm ukrainas gjatë natës vrau gjashtë persona dhe plagosi 26 të tjerë në qytetin rus të Kirovit, i cili ndodhet më shumë se 1000 km larg vijës së frontit. Ukraina sulmoi gjithashtu depot e “Wildberries” – shitësit më të madh rus të produkteve në internet.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



