Rëndohet situata, zjarr në katin e parë të godinës së Gjykatës së Lartë, merr flakë edhe një automjet

Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre.
Tch raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë.
Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.
Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.
Ky incident vjen pas flakëve te ish-hotel Dajti, që tashmë shërben di filial i Bankës së Shqipërisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



