Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për uljen e taksave të propozuar nga Trump
Në një seancë të mbajtur mëngjesin e kësaj të enjteje, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar me një shumicë të ngushtë votash projektligjin e propozuar nga ish-presidenti Donald Trump, i cili synon uljen e taksave dhe kufizimin e shpenzimeve federale. Projektligjin i quajtur “One Big Beautiful Bill” u miratua me një shumicë [...]Read More...

Në një seancë të mbajtur mëngjesin e kësaj të enjteje, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar me një shumicë të ngushtë votash projektligjin e propozuar nga ish-presidenti Donald Trump, i cili synon uljen e taksave dhe kufizimin e shpenzimeve federale. Projektligjin i quajtur “One Big Beautiful Bill” u miratua me një shumicë të ngushtë votash, 215-214.
Projektligji, i cili është përkrahur gjerësisht nga republikanët, u votua pas një debati intensiv dhe është cilësuar nga mbështetësit si një hap i nevojshëm për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të kufizuar deficitin buxhetor.
“Ky është një fitore për amerikanët punëtorë,” u shpreh një nga mbështetësit kryesorë të projektligjit në Kongres. “Ky ligj sjell taksa më të ulëta, më pak burokraci dhe më shumë liri ekonomike.”
Ndërkohë, demokratët kritikuan projektligjin, duke e quajtur atë një favor për të pasurit dhe kompanitë e mëdha, që sipas tyre do të dëmtojë klasën e mesme dhe programet sociale.
Projektligji do të kalojë tani për shqyrtim në Senat, ku përballet me një sfidë më të vështirë për miratim, për shkak të përbërjes më të balancuar partiake.
Ky zhvillim shënon një moment kyç në përpjekjet e republikanëve për të ringjallur agjendën ekonomike të Trump, në një kohë kur klima politike në SHBA është gjithnjë e më e polarizuar përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2026./abcnews.al