Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë, fitorja më e thellë në Berat me 75.7%

Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me postë, ku mbi 197 mijë vota u dërguan nga emigrantët. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e votave nga diaspora shkoi për Partinë Socialiste. Nga 12 qarqe të vendit, Partia Demokratike fitoi vetëm në qarkun […] The post Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë, fitorja më e thellë në Berat me 75.7% appeared first on Albinfo.

Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë, fitorja më e thellë në Berat me 75.7%

Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me postë, ku mbi 197 mijë vota u dërguan nga emigrantët. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e votave nga diaspora shkoi për Partinë Socialiste.

Nga 12 qarqe të vendit, Partia Demokratike fitoi vetëm në qarkun e Kukësit, ku mori rreth 62% të votave, ndërsa në qarqet e tjera PS-ja arriti rezultate të forta, me përqindjen më të lartë në Berat, ku mori 75.7% të votave.

Në Shkodër, PD-ja ka pak avantazh ndaj PS-së, por aty PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave, duke u shfaqur si një forcë e tretë politike.

Përqindjet e votave në qarqe kryesore:

Berat: PS 75.7%, PD 11.17%

Durrës: PS 62.04%, PD 25.68%

Fier: PS 73.22%, PD 12.54%

Kukës: PD 61.91%, PS 26.99%

Shkodër: PD 42.27%, PS 40.01%, PSD 6.96%

Këto rezultate tregojnë një mbështetje të madhe për Partinë Socialiste, sidomos nga votat e diasporës, që për herë të parë morën pjesë në zgjedhje me këtë mënyrë votimi.

The post Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë, fitorja më e thellë në Berat me 75.7% appeared first on Albinfo.