Diaspora voton më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike
Shtetasit e Kosovës në diasporë mund të votojnë më 8 shkurt 2025 në përfaqësitë diplomatike në botë. Por, votën e tyre mund të japin vetëm ata që janë regjistruar për këtë mënyrë votimi, përcjell albinfo.ch. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaron se shtetasit e Kosovës që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të […] The post Diaspora voton më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike appeared first on Albinfo.

Shtetasit e Kosovës në diasporë mund të votojnë më 8 shkurt 2025 në përfaqësitë diplomatike në botë. Por, votën e tyre mund të japin vetëm ata që janë regjistruar për këtë mënyrë votimi, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaron se shtetasit e Kosovës që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike, nuk do të mund të votojnë në këto përfaqësi më 8 shkurt 2025.
“Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës të cilët kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi në momentin kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së regjistrimit 29 gusht – 26 dhjetor 2024. Pra, në Listën Votuese jashtë Kosovës, e cila dërgohet në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, njoftoi Elezi.
The post Diaspora voton më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike appeared first on Albinfo.