Disa marka duan të rikthejnë shpërndarjen falas të qeseve plastike të njëpërdorshme
Pagesa disa centash për një qese plastike në kasë mund të mos jetë më e detyrueshme së shpejti. Sipas gazetës Sonntagszeitung, Federata Zvicerane e Tregtarëve me pakicë, që përfshin Manor, Aldi, Lidl, Landi dhe Volg, po mendon të përfundojë marrëveshjen në fund të vitit. Në vitin 2016, qeset plastike u bënë me pagesë, duke shkaktuar […] The post Disa marka duan të rikthejnë shpërndarjen falas të qeseve plastike të njëpërdorshme appeared first on Albinfo.

Pagesa disa centash për një qese plastike në kasë mund të mos jetë më e detyrueshme së shpejti. Sipas gazetës Sonntagszeitung, Federata Zvicerane e Tregtarëve me pakicë, që përfshin Manor, Aldi, Lidl, Landi dhe Volg, po mendon të përfundojë marrëveshjen në fund të vitit.
Në vitin 2016, qeset plastike u bënë me pagesë, duke shkaktuar një rënie prej thuajse 90% në përdorimin e tyre. Organizata përfaqësuese e tregtarëve beson se objektivat për reduktim janë arritur, dhe kjo, sipas tyre, do të hiqte barrën administrative që lidhet me këtë rregullore, transmeton albinfo.ch.
Idja është të mbështeten në angazhimin vullnetar të tregtarëve për të vazhduar kufizimin e shpërndarjes së qeseve. Coop dhe Migros nuk ndajnë këtë mendim dhe dëshirojnë të mbajnë tatimin. Zyra Federale e Mjedisit thekson në Sonntagszeitung se nëse konsumi i qeseve plastike do të rritej përsëri, Këshilli Federal mund të konsiderojë ndalim të plotë.
The post Disa marka duan të rikthejnë shpërndarjen falas të qeseve plastike të njëpërdorshme appeared first on Albinfo.