Dita e Pashkëve, mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Sot në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa në orën 19:00 ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në Qendrën “BogdaniPolis”. Ditën e djeshme, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore

Dita e Pashkëve, mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Sot në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa në orën 19:00 ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në Qendrën “BogdaniPolis”.

Ditën e djeshme, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen  “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.

Duke ftuar besimtarët katolikë që këtë festë të madhe ta kremtojnë me lutje për paqe dhe zemrat e mbushura me shpresë dhe gëzim, ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për paqe e pajtim në mbarë botën si një qëllim i përbashkët për të mirën e njerëzimit, raporton Kosovapress, transmeton Klankosova.tv

“Edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Evropë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë, sepse ne që kemi besuar në Krishtin e Ngjallur, jemi të thirrur të bëhemi forca që i qëndron kohës dhe sado e vështirë të jetë ajo”, tha Dodë Gjergji.

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka thënë se Pashkët nuk janë thjesht një datë kalendarike apo një zakon që përsëritet çdo vit, por një ngjarje e gjallë në jetët tona.